Atletico thuhet se ka si shënjestër për transferim e Dybalas si një zëvendësues të Antoine Griezmann.
Griezmann konfirmoi vonë gjatë mbrëmjes së kaluar se do të largohet nga Atletico Madridi ndërkohë që Barcelona pritet të paguaj klauzolën e tij të blerjes prej 125 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, spanjollët tashmë kanë shfaqur interesimin e tyre në transferim e Paulo Dybalas ndërkohë që është e ditur se e kanë informuar atë rreth kësaj sezonin e kaluar.
Gazeta e lartpërmendur shpjegon se trajneri Diego Simeone është gjithashtu “një admirues i madh” i bashkëkombësit të tij argjentinas.
Në garë për shërbimet e Paulo Dybalas besohet të jetë edhe Manchester United./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...