Atletico Madridi ka triumfuar 2-1 me Espanyolin në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për të dyja skuadrat nuk munguan.
Në 45 minutat e dytë, të parët që kaluan në epërsi ishin Los Cholchoneros, që shënuan nëpërmjet Yannick Carrascos në minutën e 52-të me një asistim të Matheus Cunhas.
Pas këtij goli të shënuar, vendasit morën më shumë vetëbesim, por vetëm për t’u ndëshkuar me karton të kuq.
Në minutën e 71-të, Geofrey Kondogbia mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga ndeshja.
Kështu, Espanyoli pas vetëm tre minutash ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me anë të Rodrigo de Paul.
Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Carrasco (90+8), për t’i fituar skuadrës së tij tre pikë të mëdha.
Pas javës së 32-të, Atletico Madridi renditet në vendin e katërt me 60 pikë – aq sa ka edhe Barcelona e Sevilla, ndërsa në xhiron e 33-të do të përballet me Granadan.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme