Diego Simeone thotë se Atletico Madrid nuk është në garë për titullin e La Liga, pas barazimit 1-1 ndaj Valencias.
Sipas tij, kampionët, të cilët tash ngecin shtatë pikë prapa Barcelonës, e cuka është lidere, janë duke luftuar me Valencian dhe Sevillan për pozitën e tretë tabelare.
Atletico barazoi pa gola edhe javën e kaluar ndaj Sevillas, ndërsa mbrëmë ishte shqiptari Shkodran Musfati që ua mohoi fitoren kampionëve, duke shënuar golin e barazimit për Valencian.
“Nuk do t’ju jap tituj kryesorë duke thënë se ne luftojmë për La Liga”, ka thënë ai.
“Liga është e gjatë dhe kampionati jonë tash është kundër Valencias dhe Sevillas, asnjëra prej të cilave nuk ka arritur të na mposhtë në dy ndeshjet e fundit”, ka shtuar argjentinasi.
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët