Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka arritur marrëveshje të plotë t’i bashkohet rivalit Atletico Madrid, pasi i dështoi kalimi të Juventus-i.
Sipas Mundo Deportivo, uruguaiani ka marrëveshje personale me Atletico-n dhe gjithçka do kompletohet kur Diego Costa të kalojë të Fenerbahce, transmeton portali arbresh.info.
Problemi tjetër është që Suarez insiston që Barcelona ta paguajë vitin e fundit të kontratës prej 14 milionë euro, diçka të cilën klubi nuk do ta realizojë.

Trajneri Diego Simeone ishte në kontakte të vazhdueshme me Suarez-in dhe thuhet se e ka bindur të transferohet në “Wanda Metripolitano”.
Suarez për Barcelonën ka shënuar 187 gola në 283 paraqitje, kurse është njoftuar që nuk është pjesë e projektit së Ronald Koeman-it./arbresh.info
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...