Atletico Madridi ka krijuar diferencë të konsiderueshme në La Liga me Barcelonën dhe Real Madridin.
Të besuarit e Diego Simeones rikuperuan ndeshjen e mbetur me Athletic Bilbaon, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në Wanda Metropolitano.
Atletico e nisi keq takimin duke pësuar gol në minutën e 21’, Iker Muniain realizoi.
Por, vendasit reaguan dhe me golat e Marcos Llorentes në minutën e 45’ dhe të Luis Suarez nga penalltia në minutën e 51’, arritën të marrin fitore dhe pikët e plota.
Kështu, Atletico tani ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, gjashtë më shumë se Barcelona dhe tetë me shumë se Real Madridi. /Gazeta Express/
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës