Getafe ka arritur një fitore të çmendur ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol me të gjitha realizimet që u shënnuan në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ishte Sorloth që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0-1 në minutën e 75-të.
Dy minuta para mbylljes së takimit Correa bëri një ndërhyrje horror ndaj një futbollisti të Getafes dhe u penalizua me karton të kuq. Kjo gafë e lojtarit i kushtoi mysafirëve pasi menjëherë në këtë aksion, vendasit barazuan me anë Arambarri.
Getafe pasi pati avantazhin e lojtarit u vërsul me të gjitha forcat dhe në minutën e parë shtesë gjeti edhe golin e epërsisë me Arambarrin përsëri.
Deri në fund të kohës shtesë nuk pati goli dhe Getafe arkëtoi tre pikë kurse Atletico bëri një hap fals në garën për titull.
Pas 27 ndeshjesh Atletico mbetet e dyta me 56 pikë kurse Getafe ngritet në pozitën e 11-të me 33 sosh./Arbresh.info
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes