Atletico Madridi ka siguruar kualifikimin në finale të UEFA Evropa Ligës duke eliminuar Arsenalin.
Gjiganti spanjoll ka regjistruar fitore me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 ndaj “Topçinjve” për të vazhduar tutje në kompeticionin e dytë më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.
Goli nga Diego Costa për 1 me 0 në takimin kthyes në Wanda Metropolitano ishte vendimtar në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte).
Sulmuesi spanjoll është vlerësuar me notën 8.1, por me notë të tillë është vlerësuar edhe Antoine Griezmann për asistimin e këtij goli.
Granit Xhaka është lojtari me notën më të lartë te skuadra e Arsenalit. Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 7.6. Futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.3.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Arsenali, Nacho Monreal (6.0)./arbresh.info/

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...