Atalanta la menjëherë pas krahëve humbjen ndaj Interit, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 3-1 ndaj Spezias dhe të marrë përkohësisht vendin e katërt në renditje, me 42 pikë, po aq sa ka edhe Juventusi i vendit të tretë.
Bergamaskët vuajtën jo pak në 45 minutat e para ndaj Spezias në “Geëiss Stadium”, por ia dolën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 54-t me anë të kroatit Mario Pasalic.
Vetëm një minutë më vonë ishte Luis Muriel që shënoi golin e dytë, ndërsa më pas sërish kroati Pasalic mbylli llogaritë duke shënuar të tretin për Atalantën dhe të dytin personal.
Reagimi i Spezias ishte shumë i vakët, megjithatë 10 minuta para fundit ishte i riu Piccoli që shënoi golin e vetëm për ligurët, që mbeten në vendin e 16 dhe shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes.
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”