Atalanta ka arritur të shënoj fitore në duelin e xhiros së 36-të në Serie A ndaj Romës së Claudio Ranierit.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve të cilët edhe siguruan pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë me radhë, shkruan Arbresh.info.
Atalanta e nisi ndeshjen më mirë duke realizuar pas vetëm nëntë minutash me anë të Ademola Lookmanit.
Mirëpo, Roma gjeti barazimin në minutën e 32-të me anë të Cristantes.
Në pjesën e dytë dy skuadrat ishin të kujdesshme, megjithatë Atalanta në goditjen e parë në portë, gjatë etapës së dytë gjeti golin, me Sulemanan, në minutën e 76-të.
Deri në fund, Roma tentoi të barazojë rezultatin por pa sukses.
Atalanta tashmë siguron pozitën e tretë pas kësaj fitore dhe ka 71 pikë, kurse Roma mbetet e gjashta me 63 sosh. Romakët me një barazim apo fitore do ta kapnin pozitën e katërt që i dërgonte në Ligën e Kampionëve, por tashmë fati i tyre do të varet edhe nga rezultatet e Juventusit dhe Lazios.
Xhiron e ardhshme, Atalanta udhëton tek Genoa kurse Roma e pret në shtëpi Milanin./Arbresh.info

Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...