Atalanta pas talentit shqiptar

11:15 | 26 Mars 2017

Shumë futbollistë shqiptarë aktivizohen në Serinë A të futbollit italian, teksa numri i tyre pritet të shtohet.

Një tjetër lojtar është vënë në shënjestër nga klubet e futbollit italian.

Bëhet fjalë për Ezgjan Alioskin, i cili edhe pse luan me Maqedoninë ka origjinë shqiptare pasi është nga qyteti i Prilepit.

Alioski po zhvillon një super sezon me fanellën e Luganos, ku luan së bashku me Sadikun dhe kjo gjë ka bërë që emri i tij të përfundojë deri te drejtuesit e Atalantës.

Nga ajo që raportojnë mediat italiane, për mesfushorin me tipare sulmuese ekipi bergamask ka nisur monitorimin dhe në fund të sezonit mund të kemi ndonjë ofertë të mundshme në drejtim të tij, që të zikaltërit mund të gjejë Etrit Berishën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara