Astrit Selmani do të largohet nga futbolli evropian dhe karrierën do ta vazhdojë në Kinë.
Sulmuesi kosovar pati një sezon të suksesshëm me Dinamon e Bukureshtit në kampionatin rumun, ku realizoi 14 gola dhe dha tetë asiste në 36 paraqitje.
Pas këtij edicioni, ai ishte përfolur për një transferim në disa klube evropiane, përfshirë Rakow në Poloni dhe Kasimpasa në Turqi.
Megjithatë, sipas mediumit suedez Expressen, 27-vjeçari është shumë pranë një marrëveshjeje me një klub nga Kina.
Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, me kusht që të mos ndodhë ndonjë e papritur në fazat e fundit të bisedimeve.
Expressen mëson se Selmani ka refuzuar oferta konkrete nga Montreal në MLS dhe Rijeka në Kroaci për të ndjekur këtë mundësi në Azi.
Ky hap pritet të jetë i rëndësishëm në aspektin financiar, ndërkohë që Selmani do të nisë një sfidë të re në futbollin aziatik pas aventurave në Suedi, Danimarkë, Izrael dhe Rumani. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut