Asllani nuk do të jetë pjesë e planeve të Chivus, skuadra e Serie A përgatit ofertën për yllin kuqezi

MONZA, ITALY - SEPTEMBER 15: Kristjan Asllani of FC Internazionale looks on during the Serie A match between AC Monza and FC Internazionale at U-Power Stadium on September 15, 2024 in Monza, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

18:43 | 15 Korrik 2025
D.H

Interi ka filluar të mendojë për sezonin e ri, pas dështimit në edicionin që lamë pas. Mesfusha duket të jetë pika kyçe e skuadrës ku pritet një revolucion.

Calhanoglu ka vendosur të qëndrojë përkundër zënkave të fundit me kapitenin Lautaro.

E i pari që do të preket është ylli i kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani, shkruan Arbresh.info.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, mesfushori shqiptar nuk është pjesë e planeve teknike të klubit, por e ardhmja e tij është ende në ajër.

Nuk ka mungesë klubesh të interesuara, por ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare në drejtimin e Nerazzurrëve për të.

Fiorentina është klubi i parë që po përgatitet të bëjë një ofertë konkrete për Asllanin. Klubi nga Firence është i gatshëm të thyejë ngërçin dhe të nisë bisedimet me drejtuesit e Interit, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio.

Përvec Fiorentinës edhe Bologna ka qenë më parë e interesuar për shërbimet e Asllanit.

Ndërkohë, një ofertë e mëhershme nga Real Betis është refuzuar nga vetë lojtari, që duket se preferon të qëndrojë në Serie A.

Interi e vlerëson mesfushorin e kombëtares shqiptare 18-20 milionë euro./Arbresh.info

Të ngjashme