CD Tacon ka paraqitur një ofertë zyrtare për shqiptaren që luan për Suedinë, që aktualisht është pjesë e Linkopings FC, Kosovare Asllanin.
Klubi CD Tacon nga viti i ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid.
Lojtarja shqiptare që cili shkëlqeu në Kupën e Botës të fundit që u mbajtë në Francë, pritet të jetë “Galaktikja” e parë e ekipit të ri të Real Madridit.
Vetë lojtarja sot ka shkruar se është koha për një sfidë të re, duke shkruar në rrjetet sociale.
Real Madridi me klubin e ri pritet tu bëjë konkurrencë emrave tjerë të klubeve të femrave si Barcelona, Atlético Madrid, Levante, Granadilla, Athletic, Betis dhe Real Sociedad, shkruan AS.
Asllani, është lojtare e lirë pas skadimit të kontratës me Linkoping, ndërsa ka luajtur për klube të njohura si PSG dhe Manchester City.Në Suedi ajo njihet si “Zlatani femër” për shkak të aftësisë së saj teknike.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit