Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi Fisnik Asllani, i cili hyri nga banka për të shënuar, shkruan Arbresh.info.
Për Asllanin ky ishte goli i parë me fanellën dardane.
Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur me golin duke thënë se dikur ka qenë ëndërr e tij për të realizuar me kombëtaren.
“Dikur e kam pasur ëndërr të shënoj një gol për Kosovën – sot e realizova. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arrita ta bëj realitet dhe sidomos që i bëra krenar familjen time, që ishte në stadium duke më përkrahur”, tha Asllani për faqen zyrtare të FFK-së.
Asllani pati një super sezon me Elversbergun në Bundesliga 2, ku arriti t’i shënoj 19 gola në 35 ndeshje si dhe dhuroi 10 asistime./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...