Ronaldo Nazario vazhdon ta mbajë një rekord të madh në futboll.
Ronaldo Nazario e fitoi Topin e parë të Artë në vitin 1997, atëherë kur ishte në kulmin e karrierës.
Legjenda braziliane është ende lojtari më i ri që e ka fituar çmimin më të madh individual për një lojtar, pasi atë e kishte fituar në moshën 21-vjeçare, përcjell “lajmi.net”.
Nuk kishte shumë kohë që Ronaldo kishte kaluar te Interi nga Barcelona, arriti ta fitonte Topin e Artë me vlerësimin prej 222 pikë, plot 154 më shumë se rivali i tij më i afërt, Predrag Mijatović i Atletico Madrid dhe 159 pikë më shumë se shoku i ardhshëm i ekipit, Zinedine Zidane.
Kështu, braziliani me siguri është ende krenar që vazhdon ta mbajë këtë rekord të madh dhe të çmuar edhe pas pensionimit të tij.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...