Kampionati Botëror për femra ka filluar teksa vetëm një futbolliste shqiptare është pjesë e këtij kampionati dhe ajo është Kosovare Asllani.
Suedia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të Botërorit të Femrave që zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re, duke mundur me rezultatin 2-1 Afrikën e Jugut.
E protagoniste në këtë përmbysje ishte dhe futbollistja shqiptare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani.
Kapitenja e Suedisë ka dhënë një asistim të vlefshëm në minutën e fundit të ndeshjes për Amanda Ilestedt e cila realizoi me kokë për 2-1.
33-vjeçarja Kosovare Asllani qëndroi në fushë për gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte ndër lojtaret më të mira.
Kështu momentalisht Suedia është e para në grupin G, teksa ditën e nesërme do të presë rezultatin mes Italisë dhe Argjentinës. /Telegrafi/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”