Në të kaluarën, lojtarët e Spanjës luanin lojëra me letra gjatë kohës së tyre të lirë para turneve madhështor, por tani kjo nuk ndodhë më.
Në kohën e sotme, ata preferojnë të luajnë PlayStation dhe lojërat si FIFA, ku Asensio duket se është një mjeshtër i vërtetë, transmeton portali arbresh.info.
“Po, ka disa që luajnë ende ‘Pocha’, një lojë spanjolle me letra, por jo edhe unë”, ka thënë Asensio për ‘Marca’.
“Ne luajmë BlackJack ose PlayStation. Kush është më i miri? Unë. Po, unë jam më i miri”
“Isco nuk është aq i keq, ndërsa Dani Carvajal është afër për të më mposhtur, por unë zakonisht përfundoj duke fituar gjatë gjithë kohës”
I pyetur se si luan Sergio Ramos, Asensio shpjegoi që kapiteni zakonisht nuk merr pjesë në seancat me video lojëra./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje