Ylli i Bayern Munichu, Arturo Vidal mund të dënohet deri me dhjetë vite burg për lëndim trupor pasi ishte i përfshirë në një rrahje te një klub nate.
Zyra Publike e Prokurorit në Munich ka ngritur akuza për 31-vjeçarin dhe vëllain e tij më të ri – Sandrinon, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit, Florian Weinzierl konfirmoi që padia ndaj Vidalit ishte ngritur pas akuzave për lëndim të rëndë trup – gjë e cila mund bëjë që kiliani të dënohet nga gjashtë muaj deri në një dekadë burg për incidentin që ndodhi në shtatorin e vitit 2017.
“Ne e akuzojmë atë për goditjen e dy personave së bashku me një bashkëpunëtor”, ka thënë Weinzierl.
“Veprimi në bashkëpunim ngrit akuzat nga pala e dëmtuar për lëndim të rëndë trupor”
Sulmi besohet të ketë ndodhur më 16 shtator të vitit 2017 pasi ai shkoi në Oktoberfest-in e famshëm të Munichut për të festuar fitoren 4 me 0 të Bayernit kundër Mainz./arbresh.info/
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...
Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, dyshohet se u përfs...
Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...