Arsene Wenger ka thënë se i është ofruar një kontratë nga Real Madridi në të kaluarën, por e refuzoi shkaku i Arsenalit.
Francezi ka qenë një tifoz i Real Madridit kur ka qenë i ri, por nuk ka pasur mundësinë ta drejtojë skuadrën.
“Kur u ndërtua stadiumi i ri, kisha pesë vjet kontratë me Arsenalin”.
“Pas vetëm një viti më erdhi oferta nga Real Madrid”.
“Kur merr një ofertë nga Real Madridi normalisht që tundohesh, por nuk ishte moment i mirë për Arsenalin”.
“Më është ofruar kontroll i plotë i klubit”, ka thënë Wenger.
Wenger ka qenë trajner i Arsenalit për 22 vjet ku ka fituar të gjithë trofetë në Angli.
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...