Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk kanë bashkëlojtarët e duhru aktualisht.
Juventusi pësoi humbje 2-1 ndaj Portos në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, derisa Barcelona u demolua në Camp Nou nga Paris Saint-Germain me rezultat 4-1.
Wenger mendon se Messi dhe Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë, për të rishfaqur formën e tyre më të lartë.
“Është një problem që [Juve] po mbështetet vetëm te Ronaldo” ka thënë francezi.
“Është e njëjta gjë për Messin. Nëse skuadra varet shumë nga Messi, kjo është për shkak se lojtarët përreth tij nuk janë mjaft të mirë”.
“Të dy skuadrat duhet të investojnë në lojtarë që janë afër talentit të Messit dhe Ronaldo për të pasur suksese”, ka shtuar më tej Wenger
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit