Arsene Wenger do të largohet nga Arsenali verën e ardhshme nëse ata dështojnë për të fituar titullin në ligë.
“Topçinjtë” përfunduan në pozitën më të keqe në Premierë Ligë që nga viti 1996 duke rënë në vend të pestë në tabelë këtë edicion, transmeton portali arbresh.info. Ata ishin 18 pikë larg nga kampioni Chelsea, por rikthyen krenarinë pas fitores ndaj “Bluve” në finale të ‘FA Cup’.
Sezoni i Arsenalit ishte i dominuar nga spekulimet rreth të ardhmes së trajnerit Arsene Wenger. Francezit i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni, por këtë javë ka nënshkruar vazhdimin e marrëveshjes për edhe dy vite.
Bazuar në ‘Mirror’, një numër i madh i anëtarëve të bordit, përfshirë aksionarin më të madh Stan Kroenke, kanë shprehur shqetësimin rreth qëndrimit të francezit në klub.
Prandaj, Wenger thuhet se i ka premtuar klubit se do të largohet në fund të sezonit të ardhshëm nëse dështojnë për të siguruar titullin në Premierë Ligë./arbresh.info
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...