Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger raportohet se është një opsion i AC Milanit në rast se ata vendosin për të ndryshuar trajnerin pas një fillimi të keq të sezonit.
Trajneri aktual Marco Giampaolo mori detyrën gjatë verës në San Siro duke nënshtruar kontratë tri vjeçare, por duket se tashmë pozita e tij është vënë në dyshime, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, ish trajneri me eksperiencë i “Topçinjve” – Arsene Wenger është njëri nga opsionet e pakta të Milanit, i cili ka bërë ndryshime në shumë raste te pozita e trajnerit gjatë viteve të fundit.
Nuk ka dyshime që “Rossonerët” janë kthyer tashmë në një gjigant i rrëzuar përdhe dhe kërkojnë stabilitet më shumë se gjithçka tjetër, ndonëse opsioni është për të sjellë një top klas trajner me eksperiencë si Wenger që sigurisht do të ishte lëvizje mjaftë joshëse.
Francezi ka pasur një kohë mjaftë të vështirë në Arsenal, por vazhdon të mbetet një legjendë në Emirates për një numër të madh të trofeve të siguruar dhe stilin e veçantë të futbollit./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...