Arsene Wenger është shfaqur si një trajner favorit për të marrë detyrën në AC Milan pas disfatës së Gennaro Gattusos në shtëpi me rezultat 1 me 0 kundër Fiorentinas.
Detyra e strategut është vënë në dyshime pas disfatës së sotme (e shtunë) në Serie A që u vendos nga goli i realizuar nga Federico Chiesa, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga uebfaqja ‘Tuttomercatoweb’, nëse “Rossonerët” nuk marrin pikë të plota kundër ndeshjeve të ardhshme ndaj skuadrave në zonën e dëbimit si Frosinone dhe SPAL-i, Gattuso do të shkarkohet para Vitit të Ri.
Ish legjenda e Arsenalit, Wenger është favorit për të marrë detyrën, veçanërisht tani që Ivan Gazidis – ish drejtor ekzekutiv te “Topçinjtë”, ka marrë detyrën në Milan.
Një tjetër opsion më pak i mundshëm është Roberto Donadoni, i cili ka ndarë rrugët me Bolognan me pëlqim të dyanshëm gjatë verës./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...