Arsenali është poshtëruar edhe në Londër nga Bayern Munichi, i cili eliminoi “Topçinjtë” për të tretën herë në UEFA Ligë të Kampionëve.
Me largimin e mbrojtësit Laurent Koscileny nga fusha, “Bavarezët” arritën t’i shënonin gjigantit londinez pesë gola, shkruan portali arbresh.info. Francezi u ndëshkua me karton të kuq në minutën 53′ të ndeshjes duke lënë skuadrën e trajnerit Arsene Wenger me vetëm dhjetë lojtarë në fushë.
Sipas statistikave, gjatë dy ndeshjeve këtë edicion të zhvilluara ndërmjet dy klubeve, gjermanët kanë arritur t’i shënojnë vetëm një gol “Topçinjve” brenda 102 minutave derisa Laurent Koscileny ka qenë në fushë.
Ndërsa, në mungesë të 31-vjeçarit, skuadra e Carlo Ancelottit ka shënuar 9 gola brenda 78 minutave./arbresh.info
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë