Arsenali është duke u përfolur se ka nisur bisedimet me sulmuesin e Torinos, M’Baye Niang.
‘Calciomercato’ raporton se “Topçinjtë” dhe Bordeauxi kanë shtruar së fundmi oferta për 23-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali dhe Bordeauxi janë të dy duke kërkuar fillimisht huazimin e tij, por Torino insiston në shitje direkte dhe kërkon një shumë prej 14-15 milionë euro.
Interesimi nga Arsenali është shfaqur kryesisht nga trajneri i tyre i ri, Unai Emery, i cili dëshiron t’i shtoj shpejtësi linjës frontale para se të mbyllet merkato e transferimeve.
Niang ka shpenzuar një pjesë të sezonit të kaluar si një i huazuar te Watfordi./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...