Arsenali është duke kërkuar transferimin e portierit të Zorya Luhanskit, Andriy Lunin.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton që Arsenali kishte shtruar një ofertë për të nënshkruar me portierin uruguaian Andriy Lunin, i cili tashmë ka refuzuar transferimin në Liverpool, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali thuhet se është i interesuar për të gjetur zëvendësuesin afatgjatë të Petr Cechut, i cili ka rënë nga forma gjatë muajve të fundit.
Lunin, një 19-vjeçar i talentuar, shihet si njëri nga lojtarët me të ardhme të ndritur në Evropë qysh pas debutimit sezonin e kaluar në Ukrainë.
Adoleshenti ende nuk ka ndonjë agjent, por këshilltari i tij ka zbuluar se edhe klubet si Leciester City dhe AC Milani kanë shfaqur interesim./arbresh.info/
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...