Arsenali i është bashkuar garës për të tentuar transferimin e sulmuesit të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland.
19-vjeçari ka tërhequr një gamë të gjerë interesi nga klubet evropiane pasi shënoi 22 gola në vetëm 15 ndeshje për Red Bull Salzburg këtë sezon.
Sipas mediumit The Guardian, Topçinjtë kanë dërguar skautë për të parë nga afër dy ndeshje të reprezentuesit të Norvegjisë.
Por, klubi i Unai Emeryt do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga një numër i madh të klubeve më të mëdha të Evropës.
Haaland ka kapur vëmendjen e trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, ndërsa interesim ka shprehur edhe Manchester City dhe Unitedi.
Real Madridi gjithashtu po monitoron përparimin e tij ndërsa Zinedine Zidane është i etur të forcojë skuadrën e tij. /Telegrafi/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...