Manchester City ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-1 Arsenalin në stadiumin “Etihad”.
Skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City, i është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas humbjes 2-1 në mes-javë nga Newcastle United, shkruan Gazeta Express.
Citizens triumfuan 3-1 ndaj Arsenalit të Granit Xhakës, ky i fundit mungoi për shkak të një shqetësimi, teksa Shkodran Mustafi luajti nga minuta e parë.
Ndeshja nisi siç është më së miri, me gol. Në sekondën e 46, Sergio Aguero zhbllokoi rezultatin duke realizuar për 1-0.
Pak minuta më vonë, në atë të 11-të, sfida u bë edhe më e nxehtë, Arsenali barazoi gjithçka me anë të kapitenit, Laurent Koscielny.
Për të kompletuar një natë magjike me spektakël, u përkujdes edhe njëherë Aguero, duke kompletuar het-trikun në minutën e 62’, për 3-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pasi pavarësisht tentimeve të shumta nga të dyja skuadrat, portat nuk u tundën më.
Pas kësaj fitore, Man City ka shkuar në kuotën e 59 pikëve, vetëm dy më pak se Liverpooli, që të hënën përballet me West Ham Unitedin nga ora 21:00.
Kurse kjo humbje, e zbret Arsenalin në pozitën e gjashtë, me 47 pikë, një më pak se Manchester United që gjatë ditës së sotme mori fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Leicester City, duke triumfuar 0-1.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?