Arsenali është i vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi është objektivi i tyre.
Me largimin e mesfushorit italian Jorginho që pritet të ndodhë në verë, Topçinjtë po kërkojnë ta mbushin atë boshllëk me mesfushorin e talentuar spanjoll.
Pavarësisht interesimit të mëparshëm nga klube si Barcelona dhe Bayern Munich, është Arsenali ai që duket se është në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e Zubimendit.
Tre gjigantët që e duan Martin Zubimendin qysh në këtë afat, Sociedadi i ka caktuar çmimin lojtarit
Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez CaughtOffside, klubi londinez po ndërmerr hapa të vendosur drejt një marrëveshjeje të mundshme me 25-vjeçarin.
Klauzola e largimit të Zubimendit nga Real Sociedad është 60 milionë euro, shumë që për Arsenalin nuk përbën ndonjë problem.
Megjithatë, e ardhmja e lojtarit është ende në ajër, pasi do të jetë ai që do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij nëse do t’i bashkohet Arsenalit apo do të pres një ofertë nga Barcelona dhe Bayerni.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanellën e Real Sociedad, derisa ka edhe katër gola të shënuar dhe një asistim. /Telegrafi/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...