Sipas raporteve të fundit, Arsenali është i gatshëm për të rivalizuar Manchester United në garën për lojtarin e pakënaqur të Juventusit.
‘Tuttosport’ pretendon se Jose Mourinoh ka kthyer vëmendjen e tij në Serie A në kërkim për përforcime defanzive dhe Medhi Benatia është duke u vëzhguar, transmeton portali arbresh.info.
Kapiteni i Marokut ka ngjallur dyshime rreth të ardhmes së tij në Torino duke thënë se synon të ketë më shumë minuta në fushë. Tani, gazeta e lartpërmendur është duke pretenduar se “Djajtë e Kuq” kanë shfaqur interesimin në ish lojtarin e Romas dhe Bayern Munichut.
“Kam problem të luaj duke mos qenë konsistencë. Isha duke luajtur shumë mirë sezonin e kaluar sepse isha i rregullt”, ka thënë ai për ‘La Stampa’.
“Tani nuk është njëjtë. Kjo është puna ime dhe unë gjithmonë duhet të punoj shumë për të qenë i gatshëm të luaj, por është një situatë që nuk më pëlqen”
Tani, sipas uebfaqes italiane ‘Tuttomercatoweb’, “Topçinjtë” janë duke monitoruar situatën.
Benatia duket tashmë se ka qenë i pakënaqur me dështimin për të zhvendosur nga formacioni startues Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin.
AC Milani është i interesuar gjithashtu në mbrojtësin, i cili kushton 15 milionë euro./arbresh.info/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...