Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të shkarkoj dy futbollistë.
‘The Mirror’ raporton që Wenger është i gatshëm të shkarkoj dy lojtarë këtë javë pasi ka arritur limitin e lojtarëve të huaj në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali besohet se do të lejojë sulmuesin Lucas Perez të rikthehet te Deportivo La Coruna pas një sezoni frustrues në Emirats.
Mësohet gjithashtu që Mathieu Debuchy do të mungoj në turneun para sezonal të Arsenalit për shkak të ardhmes së tij në dyshime.
Debuchy ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale dhe mund të largohet falas nga klubi.
Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud është gjithashtu shënjestër e West Hamit dhe Evertonit, kështu që mund të ketë ende largime dhe transferime në Emirates./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...