Arsenali është duke u përpjekur për të “blinduar” në skuadër mbrojtësin Nacho Monreal duke i ofruar një kontratë të re afatgjate.
“Topçinjtë” janë të vendosur për të mbajtur në skuadër mbrojtësin spanjoll që është shënjestër e gjigantit katalunas – Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Unai Emery sigurisht ka tundur gjërat me arritjen e tij pas largimit të francezit Arsene Wenger, por trajneri i ri është një tifoz i lojtarit.
Spanjolli Nacho është gjithashtu një admirues i Unai Emery dhe këtë tashmë e ka bërë të qartë.
Nacho ka theksuar se puna me taktikë është duke u përmirësuar dhe se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali.
Janë bërë gjashtë vite që lojtari iu bashkua gjigantit londinez dhe në këtë moment Nacho synon të vazhdoj qëndrimin.
“Aktualisht ne jemi në bisedime me klubin. Unë gjithmonë e kam thënë se jam me të vërtetë i lumtur, ndihem shumë i lumtur që luaj në Arsenal. Kam ardhur gjashtë vite më parë. Kam një raport të mirë me ata”, ka thënë Nacho Monreal.
“Ne jemi në kontakt në çdo moment, andaj mos u shqetësoni për këtë. Jam i lumtur këtu. Kjo është gjëja më e mirë”
Jordi Alba është mbrojtësi i vetëm kryesor në krahun e majtë në Camp Nou te Barcelona dhe trajneri Ernesto Valverde dëshiron të ketë një tjetër opsion për të mbuluar reprezentuesin spanjoll./arbresh.info/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...