Arsenali ka siguruar kualifikimin në finale të Evropa Ligës duke fituar me rezultat të bindshëm edhe takimin dytë kundër Valencias.
“Topçinjtë” mposhtën me rezultat 2 me 4 skuadrën spanjolle në takimin kthyes në Mestalla duke vazhduar për në sfidën e fundit me një fitore me rezultat të përgjithshëm 3 me 7, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit të epërsisë nga Kevin Gameiro (11′), “Topçinjtë” u përgjigjen menjëherë duke shënuar me anë të Aubameyang (17′) dhe Lacazette (50′) në pjesën e dytë për 1 me 2.
Por, Gameiro gjeti portën sërish duke barazuar rezultatin në 2 me 2 (58′) para se gjiganti londinez të përgjigjej sërish me anë të sulmuesit gabonez Pierre Emerick Aubameyang (69′) që finalizoi hat-trick’un me golin në sekondat e fundit të ndeshjes për 3 me 7 (88′).
Granit Xhaka ishte nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa Shkodran Mustafi u inkuadra gjatë pjesës së dytë.
Finalja e Evropa Ligës zhvillohet më 31 maj./arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...