Arsenali dhe West Ham Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të rivalit të tyre lokal në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit anglez, e cila zhvillohet nga ora 14:30 në Emirates.
Skuadra e Arsene Wengerit vjen nga një humbje befasuese nga Newcastle United në ndeshjen e fundit dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt fitoreve.
Në anën tjetër, West Hami ka një fitore dhe dy barazime në tri ndeshjet e fundit dhe do të mundohet të marr rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Arsenali titullar janë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsenal: Ospina; Bellerin, Koscielny, Mustafi, Monreal; Elneny, Xhaka; Ramsey, Iwobi, Welbeck; Lacazette.
West Ham: Hart; Zabaleta, Ogbonna, Rice, Cresswell, Masuaku; Kouyate, Noble, Fernandes; Joao Mario; Arnautovic./Telegrafi
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...