Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nuk do të përballet me ndonjë gjobë apo ndonjë masë disiplinor nga klubi edhe pse i ofendoi rëndë tifozët derisa po largohej për zëvendësim gjatë barazimit 2 me 2 të së dielës kundër Crystal Palaces.
Reprezentuesi i Zvicrës mund të humbas shiritin e kapitenit për vendosjen e dorës në vesh dhe reagimin e ashpër ndaj fishkëllimave të tifozëve nikoqir derisa po largohej nga fusha, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka ishte i zemëruar me zëvendësimin pas një ore lojë dhe kjo është hera e tretë këtë sezon që ish ylli i Borussia Monchengladbach është përballur me fishkëllima nga tifozët e Arsenalit.
Unai Emery ka konfirmuar të martën se Xhaka nuk do të luaj në ndeshjen e “Topçinjve” kundër Liverpoolit në Anfield sonte (e mërkurë) dhe klubi raportohet se i ka ofruar këshillim kosovarit për tu përballur me incidentin.

Por, edhe pse klubi është i frustruar me veprimet e Xhakës, The Sun raporton se ata kanë vendosur kundër masave disiplinore ndaj tij.
Pas vëzhgimit të Xhakës gjatë 48 orëve të fundit, klubi beson se Xhaka tashmë e ka ndëshkuar vetën dhe pendohet për incidentin.
Xhaka ende nuk u ka kërkuar falje tifozëve por klubi është i shqetësuar për gjendjen e brishtë mendore të mesfushorit./arbresh.info/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...