Arsenal, Man City dhe Chelsea kualifikohen në çerekfinale të Carabao Cup

23:07 | 29 Tetor 2025
D.H

Gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë) janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të fazës së 1/8-tës së finales në Carabao Cup, ku nuk munguan befasitë.

Teksa Arsenali, Man City dhe Chelsea kryen detyrën, Liverpooli në anën tjetër u thellua edhe më shumë në krizë, duke u eliminuar pas humbjes 3-0 në shtëpi nga Crystal Palace.

‘Topçinjtë’ morën një fitore me rezultat 2-0 në ‘Emirates’ ndaj Brightonit falë golave të realizuar nga Ethan Nwaneri (58’) dhe Bukayo Saka (76’).

Në anën tjetër Man City vuajti shumë ndaj Swansea Cityt, por ia doli ta mposhtë me përmbysje të rezultat 3-1 me golat e Jeremy Doku (39’). Omar Marmoush (78’) dhe Rayan Cherki (90′).

Chelsea në ndërkohë fitoi trilerin e shtatë golave ndaj Wolves me rezultat 4-3, ku për ‘Blutë’ golat i realizuan Andrey Santos (5’), Tyrique George (15’), Estevao (41’) dhe Jamie Gittens (90′).

Kujtojmë se Liverpooli u eliminua nga Crystal Palace, si dhe Tottenham nga Newcastle.

Shpërndaje në rrjete sociale