Arsenal është në kërkim të një sulmuesi qendror, pasi që pas largimit të Aubameyang, ata kanë në dispozicion vetëm Lacazzette, i cili mendohet se do të largohet në fund të sezonit.
Kështu, Arteta dëshiron me patjetër një që të udhëheqë sulmin. Lautaro Martinez është i preferuari i tij, por argjentinasi kushton shumë dhe duket se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi zikaltër.
Tashmë Arsenal ka hedhur sytë te një tjetër ekip në Premier League, Manchester City. Gabriel Jesus nuk ka më dyshime se nuk bënë pjesë më në planet e Guardiolës, dhe duket qartë se tekniku spanjoll nuk ka nevojë për një sulmues të atij pozicioni. Guardiola shpesh aktivizon në këtë ron Foden, edhe pse anglezi nuk ka atë rol.
Gabriel Jesus ka një kontratë deri në vitin 2023 me Cityn dhe duket se rinovimi nuk është më një opsion për të. Klubi e vlerëson brazilianin minimalisht 30 milionë euro./abcnews.al
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...