Mesfushori i Monacos, Thomas Lemar është në prag të marrëveshje për të nënshkruar me gjigantin në La Liga, Atletico Madridin.
Klubi spanjoll ka njoftuar se një marrëveshje me dyshes është arritur tashmë, transmeton portali arbresh.info. 24-vjeçari do të nënshkruaj një marrëveshje me klubin dhe do t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij pasi në të kaluarën është përfolur për transferim te Liverpooli dhe Arsenali.
Lemar aktualisht është në detyrë me skuadrën kombëtare të Francës derisa ata po përgatiten për të lënë shenjë në Kampionatin Botëror.
“Atletico de Madrid dhe AS Monaco kanë arritur një marrëveshje paraprake rreth transferimit të Thomas Lemar te klubi jonë”, kishte njoftuar skuadra spanjolle në uebfaqen e tyre.
Liverpooli dhe Arsenali ishin gjigantët në Premierë Ligë të interesuar shumë për transferimin e Lemarit./arbresh.info/
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...