Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez do transferohet të Atletico Madrid-i si agjent i lirë gjatë kësaj jave.
Uruguaiani ka arritur marrëveshje me Barcelonën që ta ndërpres kontratën, kurse do t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeone-s, transmeton portali arbresh.info.
Suarez ka biseduar direkt me trajnerin Diego Simeone dhe ka arritur marrëveshje personale me Atletico-n me të cilët do nënshkruajë kontratë dyvjeçare dhe gjithçka do realizohet sapo sulmuesi Alvaro Morata të transferohet të Juventus-i.

Spanjolli është shumë afër që të huazohet të klubi italian me mundësi blerje në fund të edicionit për 45 milionë euro.
Atletico pos Suarez-it, synon ta realizojë edhe transferimin e mesfushorit Lucas Torreira nga Arsenal-i./arbresh.info.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...