Roma ka vendosur të largojë Mert Cetin nga skuadra për të transferuar qendërmbrojtësin Marash Kumbulla, i cili do arrijë këtë mesditë të klubi italian për të kompletuar marrëveshjen.
Sipas Il Corriere dello Sport, Roma do e huazojë shqiptarin me obligim blerje, me vlerë 31 milionë euro duke përfshirë huazimin dhe vlerën e Cetin, e cila është shtatë milionë euro plus bonuset, transmeton portali arbresh.info.

Cetin gjithashtu ka pranuar të huazohet të Verona, mirëpo gjiganti italian ka vendosur ta shesë në mënyrë që të transferojë 20-vjeçarin/
Kurse, Tuttomercatoweb ka zbuluar se Kumbulla pas disa orëve do jetë në Romë për të kompletuar të gjithë marrëveshjen.
I tërë ky ‘operacion’ është përfunduar duke përfshirë marrëveshjen personale me Kumbulla-n./arbresh.info.
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...