Edin Dzeko është shumë pranë transferimit te Juventusi pasi bardhezinjtë prej ditësh kanë këmbëngulur për boshnjakun dhe sëfundmi kanë marrë ok-in jo vetëm nga 34-vjeçari por edhe nga Roma.
Autori i 16 golave në kampionatin e fundit kërkon ta mbyllë karrierën me trofe dhe Juventusi ia mundëson diçka të tillë.
Roma nga ana tjetër ka nevojë për para, në mënyrë që të transferojë Milik nga Napoli. Bisedimet kanë nisur.
Sa i takon detajeve për kalimin e Dzeko te Juventusit, Corriere dello Sport shkruan se klubi nga Torino do të paguajë 10 milion euro për transferimin e sulmuesit.
Në varësi të paraqitjeve të tij Roma mund të marrë edhe dy milion të tjera në formë bonusesh, kurse paga e Dzeko do të jetë 7.5 milion euro, aq sa ai përfiton edhe te verdhekuqtë aktualisht. Për Dzekon ky mund të konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm ku i ka të gjitha mundësitë të fitojë trofe siç bëri te Wolfsburgu dhe Manchester City.
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...