Pesë persona janë arrestuar deri tani me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Mes personave të vënë në pranga, nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK është edhe zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj.
Biznesmeni Arben Dervishi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të parregullt përmes një firme konsulence, kryesisht me inceneratorin e Fierit.
Euronews Albania mëson se janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Mirel Mërtiri.
Personat e mësipërm akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.
Disa prej personave nuk janë gjetur në banesë dhe ka dyshime që ndodhen jashtë vendit.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për hetimet dhe detajet nga operacioni. /Euronews Albania/
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë