Sipas raportimeve nga “Le Monde”, vëllai i Paul Pogbas, Mathias Pogba, është arrestuar nga policia franceze.
Së bashku me Mathias janë arrestuar edhe disa persona tjerë. Arsyeja e arrestimit të Pogbas vie pas deklaratave në lidhje me zhvatje ndaj vëllait të tij, Paul Pogba.
Të martën, Mathias ka qenë në paraburgim ku i është marrë edhe deklarata e tij.
Më parë, Paul Pogba kishte denoncuar se disa persona i kishin organizuar një skemë për t’i marrë para, ku mes tyre ka qenë edhe vëllai i tij.
Shuma që dyshohet se Mathias tentoi t’i vjedhë vëllait përmes mashtrimit dhe shantazhit ishte 13 milionë euro.
Reagon Ministria e Kulturës: Bekë Berisha nuk mund të jetë k...
Konferenca e Rektorëve, Rama: Ndërtojmë 2 kampuse të reja un...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...