Trajneri i Uellsit dhe ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj të dashurës, sipas mediave britanike.
Policia e kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e Giggsit të dielën në mbrëmje për një sulm fizik, transmeton Gazeta Express.
Giggs është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur të dashurën e vet, sipas mediave britanike.
Federata e Futbollit e Uellsit e ka anuluar konferencën për media të planifikuar për ditën e marte, ku Giggs parashihej ta bënte publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.
“Ne jemi në dijeni për akuzat ndaj trajnerit të ekipit kombëtar, Ryan Giggs. Ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë për momentin”, thuhet në reagimin e Federatës së futbollit të Uellsit.
Giggs është arrestuar dhe është marrë në pyetje për dyshimin se ka shkaktuar lëndime trupore dhe për sulm, sipas tabloidit The Sun.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...