Kampioni i botës për pesha të rënda në boks, Deontay Wilder është arrestuar për posedim droge.
31-vjeçari është ndalur nga policia derisa ishte duke vozitur në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të ngjyrës së xhamave të tij në veturën Cadillac Escalade, transmeton portali arbresh.info.
Derisa oficeri po e pyeste kampionin botëror rreth rripit të sigurisë, ai ndjeu një erë të marihuanës që po vinte nga vetura e tij.Zyrtarët më pas kontrolluan veturën dhe gjetën një sasi të marihuanës.
Wilder është arrestuar më pas për posedim droge.
Këto detaje janë zbuluar gjatë një konference për media nga Departamenti i Policisë së Tuscaloosas./arbresh.info

Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...