Mund t’iu duket e çuditshme, por kjo është duke iu shkuar të gjithëve në mendje së fundmi.
Portieri i Kosovës, Aro Muriqi ka ngjallur komente të shumta me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram duke shpërndarë një foto të tij me fanellë të Real Madridit, shkruan portali arbresh.info.
Rreth 300 komente janë bërë në postimin e tij me fanellë të ‘Los Blancos’ dhe shumica prej tyre ishin nga personat të cilët kishin vërejtur dizajnin e fanellës së gjigantit madrilen ndonëse në foton e publikuar nga Muriqi nuk shihet logo e skuadrës madhështore.
Portieri i kampionit në Premierë Ligës është pyetur madje nëse kjo ishte fanellë e Madridit, por përgjigjja e tij në komente ka qenë thjeshtë një “jo” në gjuhën angleze.
“A është ajo fanellë e Real Madridit?”, komenton njëri në foton e tij.
“Unë dua që ju të qëndroni në Manchester City, por tani ju jeni duke veshur fanellën e Real Madridit”, shton tjetër.
Një komentues tjetër thotë: “Eja në Real Madrid”
“Përforcimi i ri në Real Madrid?”, pyet një tifoz tjetër i gardianit të Kosovës.
Sidoqoftë, në rrjete sociale qarkullon një tjetër foto e portierit tonë ku shihet qartë fanella e “Los Blancos”./arbresh.info/
(Më poshtë mund t’i shikoni komentet nga tifozët si dhe postimin e tij)
Mendoni se mund do të transferohet Muriqi në Real Madrid apo thjeshtë është një tifoz i tyre?



Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...