Trent Alexander-Arnold u prezantua zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.
Lojtari erdhi nga Liverpooli pas një periudhe 20-vjeçare me atë klub, shkruan Arbresh.info.
Kur të gjithë menduan se Trent do të flasë në gjuhën angleze në prezantimin e tij zyrtar, ai befasoi duke folur në gjuhën spanjolle.
Ai falënderoi presidentin e Real Madridin si dhe klubin për mundësinë që ia kanë dhënë. Ndërkohë foli edhe për synimet e tij me “Los Blancos”.
“Faleminderit presidentit Florentino Perez dhe Real Madridit për këtë mundësi. Nuk është një mundësi që të vjen çdo ditë për të nënshkruar me Real Madridin, është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. E kam një dëshirë të madhe t’ua tregoj lojën time madrilenëve. Të luash për Real Madridin është një përgjegjësi e madhe. Dua të fitoj shumë tituj, të jem kampion dhe ta shijoj veten me më të mirët në botë. Faleminderit dhe Hala Madrid!”, u shpreh reprezentuesi anglez.
Arnold në shpinë do të mbaj numrin 12 e jo sikurse tek Liverpooli që mbante 66 pasi një rregull në La Liga ia pamundëson atë./Arbresh.info
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...