Liverpooli mbrëmë u mposht nga PSV me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së fundit në Champions League.
Pavarësisht disfatës mbeti liderë në fazën e ligës së Champions League dhe u kualifikua direkt në fazën e 1/8 së finales, shkruan Arbresh.info.
Trajneri, Arne Slot foli rreth skuadrës së tij dhe të ardhmes në këtë ekip që po ndërton.
“Në prapavijë, ne po punojmë për forcimin e skuadrës për verën. Kjo do të thotë se për vitet e ardhshme, ne do të jemi në gjendje të sfidojmë për çdo trofe për të cilin po luajmë”, tha për BBC.
“The Reds” janë në përfundim të kontratave me tre nga lojtarë kryesorë, Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Van Dijk.
Skuadra po punon me tre lojtarët për vazhdimin e kontratës, mirëpo anësori anglez duke se ka vendosur për një destinacion të ri.
Mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë deri në verë me skuadrën angleze.
Kujtojmë që Liverpooli është në luftë për të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon./Arbresh.info
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...