Google ADS

Armenia e gatshme për ndeshjen me Shqipërinë, publikon edhe listën me 17 lojtarë

16:22 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Kur kanë mbetur vetëm edhe 19 ditë nga ndeshja Shqipëri – Armeni e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian, “Francë 2016″,  skuadra kundërshtare e kuqezinjve ka nisur të mendojë që tani për këtë ndeshje.

Trajneri i kësaj kombëtare, Bernard Shaland ka publikuar sot para mediave të vendit të tij një listë me 17 futbollistë të cilët do të jenë të grumbulluar për sfidën ndaj Shqipërisë më 29 mars në “Elbasan Arena”,  raporton Panorama Sport.

Këtyre 17 futbollistëve të grumbulluar do t’ju shtohen edhe 6 lojtarë të tjerë për të plotësuar kështu listën e plotë.

Kjo është lista me futbollistët e ftuar deri tani nga Shaland:
1-Roman Berezovsky Dinamo Moscoë (Russia)
2-Hovhannes Hambartsumyan Vardar (FYR Macedonia)
3-Robert Arzumanyan Amkar (Russia)
4-Hrayr Mkoyan Esteghlal (Iran)
5-Karlen Mkrtchyan Tobol (Kazakhstan)
6-Artur Edigaryan Dinamo (Minsk, Belarus)
7-Artak Edigaryan Zalgiris (Lithuania)
8-Edgar Manucharyan Ural (Russia)
9-Gevorg Ghaazaryan Kerkyra (Greece)
10-Henrikh Mkhitaryan Borussia Dortmund (Germany)
11-Marcos Pizzelli Aktobe (Kazakhstan)
12-Artur Sarkisov Volga (Russia)
13-Yura Movsisyan Spartak Moscoë (Russia)
14-Norayr Aslanyan Almere City (Netherlands)
15-Artyom Simonyan Zurich (Sëitzerland)
16-Gael Andonyan Olimpic (Marseille, France)
17-Ruslan Koryan Lokomotiv Tashkent (Uzbekistan)

 

Shpërndaje në rrjete sociale