Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben ka sugjeruar se mund të pensionohet nga futbolli pasi kontrata e tij të skadojë në vitin 2018.
33-vjeçari vazhdon të mbetet një lojtar i rëndësishëm në Bayern dhe si kapiten i skuadrës kombëtare të Holandës, por ka pranuar se karriera e tij mund të përfundoj së shpejti, transmeton portali arbresh.info.
“Po i afrohem fundit të karrierës time, ky është realiteti”, ka zbuluar Robben për ‘Kicker’. “Çdo herë e më shumë, unë kam filluar të shikoj për të ardhmen se çfarë vjen pas karrierës time”
“Jam shumë i pushuar, nuk jam shumë i shqetësuar se çfarë do të ndodh në vitin 2018. Jam i fokusuar këtu tani”
“Një gjë e di që pas karrierës time do të rikthehem në Holandë te Groningen. Kam ende kontakte të afërta me klubin e fëmijërisë. Ndoshta mund të jem në gjendje të bëjë diçka këtu”, përfundoi Robben./arbresh.info
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës